Sa i mallkuar ky djalë! Ansu Fati lë fushën i përlotur, tjetër dëmtim serioz

21 Janar 2022
8:46
Alfred Lleshi
back button

Ansu Fati u largua përsëri herët nga fusha i përolur. Këtë herë ndodhi në 16-she të Kupës së Mbretit, Athletic Club në “San Mamés”. ’10’ e Barçës hyri në lojë në minutën e 61-të, por u desh të zëvendësohej sërish në kohën shtesë, në minutën e 96-të. Vendin e tij e zuri Martin Braithwaite.

Ansu u largua nga fusha duke qarë, i shkatërruar, i vetëdijshëm se ishte lënduar sërish, pasi u kthye nga dëmtimi i rëndë që kaloi. Një rikthim shumë i papërshtatshëm, që përforcon lajmin e keq për Xavi Hernández.

Skanimet e para të Ansu tregojnë se dëmtoi bicepsin femoral të këmbës së majtë. Raporti zyrtar mjekësor i klubit për Ansu Fati tregon si vijon: “Lojtari i ekipit të parë, Ansu Fati ka një dëmtim muskulor në bicepsin e kofshës së majtë. Priten teste shtesë për të zbuluar shkallën e saktë të dëmtimit”.

Koha e pushimit të Ansu vlerësohet të jetë midis katër dhe gjashtë javësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit