Sabatini “thumbon” Ibrën: Gattuso nuk do ta braktiste skuadrën për Sanremo

4 Mars 2021
15:05
Alfred Lleshi
back button

Drejtori sportiv i Bologna, Walter Sabatini, i intervistuar nga “Radio Kiss Kiss Napoli”, tha mendimin e tij për blutë, me të cilët skuadra e tij do të ndeshet javën tjetër: “Pas disfatës ndaj Cagliari, Bologna do të jetë e zemëruar. Napoli, gjithashtu, duket i tërbuar pas barazimit në sekondën e fundit kundër Sassuolo. Unë kam shumë frikë nga “azzurri”, pastaj ruaj një dashuri të jashtëzakonshme për Gattuso, të cilin e pata shumë të ri te Perugia”.

Pastaj, një koment për shumë “dezertime”, me të cilat u ndesh klubi i De Laurentiis: “Rino nuk ishte me fat për shkak të lëndimeve. Futbolli pa bythë nuk luhet. Fati është tjetër gjë. Rino është një njeri i vërtetë dhe i guximshëm, mjaft i sinqertë”.

Për praninë e Ibrahimoviç dhe Mihajloviç në Sanremo, Sabatini shton: “Gattuso nuk do të kishte shkuar në Festival, sepse është shumë i zënë me gjërat në terren. Mendova se Napoli mund të kishte luftuar këtë sezon për titullin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit