Sabien Lilaj: Short pozitiv, shpresoj të jemi në formë të mirë

4 Dhjetor 2018
14:20
back button

Sabien Lilaj është duke provuar një eksperiencë të re në Azerbajxhanin e largët, aty ku prej verës i është bashkuar klubit të Gabala. Ish-mesfushori i Skënderbeut, falë formës që pati me klubin korçar, arriti të bashkohet edhe me ekipin kombëtar. Ai është kthyer në element të rëndësishëm për repartin e mesfushës, edhe pse aktivizimi nuk ka qenë gjithmonë si titullar.

Por pavarësisht kësaj, Sabien Lilaj do të jetë një pikë referimi edhe për eliminatoret e ardhshme të ekipit kuqezi, nëse forma e tij do të vijojë të jetë si tani. Për Telesport, Lilaj, ka komentuar shortin e Euro 2020, duke e cilësuar grupin si shumë të vështirë, por nuk e sheh të pamundur kalimin në fazën finale.

Lilaj shprehet se me rëndësi do të jetë forma fizike dhe sportive e lojtarëve, pasi nëse do të vijohet si me gjendjen aktuale, gjithçka do të jetë shumë e vështirë.

“Besoj është short pozitiv për ne. Franca është favoritja e grupit, Islanda dhe Turqia kanë patur shumë oshilacione kohët e fundit ashtu si dhe ne. Ndërsa Moldavia dhe Andora janë skuadra për tu mundur. Besoj që me pak fat mund të luftojmë pse jo dhe për vendin e dytë. Por nëse nuk do të jemi në 100% të formës, do të jetë grup shumë i vështirë”-thotë Sabien Lilaj.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit