Sacchi: Bravo Roberto, një Itali që nuk është parë kurrë më parë! Më mirë se klubet

18 Janar 2020
10:03
Alfred Lleshi
back button

Arrigo Sacchi kujton: “Tre lojtarë u përpoqën të shënonin gola nga mesi i fushës, ndërsa ne të tjerët ngjisheshim dhe shtypeshim në fushë. I pari ishte Roberto Mancini. Ai ishte 15-16 vjeç, luante me Bologna kundër të rinjve të Cesena. Unë u përpoqa ta merrja atë, por Sogliano, drejtori sportiv bolonjez, u tregua shumë më i zgjuar. I dyti ishte Roberto Baggio në një ndeshje Vicenza-Rimini. I treti Rivaldo, në ndeshjen Atletico Madrid-Barcelona”.

Me kalimin e viteve, Roberto Mancini tregoi se zoti e kishte pajisur me gjithçka në futboll. Nga njëra anë, logjika e ekipit; nga ana tjetër, talenti i patëmetë. Më pas, ecuria e tij ka qenë pozitive edhe si trajner, derisa ia doli të ringjallë Italinë dhe ta vendosë atë mes favoritëve për të fituar “Euro 2020”.

“Gazzetta dello Sport” i ka bërë bashkë të dy në atë që e quan “Shtëpia e Italisë” (Casa Italia). Mancini dhe Sacchi japin një intervistë të dyfishtë për prestigjiozen sportive italiane. Dhe nuk mund të presësh produkt më të mirë teknik e mediatik se nga trajneri aktual i kombëtares axurre dhe ai i Kupës së Botës 1994. Fotoja e tyre zbukuron faqen e parë të “Gazzetta dello Sport”, numrin e sotëm të saj. 

Në hapje, pra, një ekskluzive e dyfishtë, me “Mancio” që pretendon të luante me dy sulmues përpara, përkatësisht Belotti dhe Insigne, dhe ish-trajnerin e Milanit, që uron vetë Mancini, por edhe Atalantën e Veronën për paraqitjet mbresëlënëse: “Bravo Roberto, një Itali që nuk është parë kurrë më parë! Më mirë se klubet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit