Sacchi: Juventusi luftoi si i çmendur, Interi “ndërkombëtar” vetëm 15 minuta

13 Janar 2022
10:47
Alfred Lleshi
back button

Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Milanit dhe një njohës i madh i futbollit, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën ka analizuar finalen e Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit, duke shpjeguar sesi zikaltrit ia dolën më mirë.

Bardhezinjtë, nga ana tjetër, ishin të gatshëm, por presioni u përjetua keq: “Më pëlqeu shumë Brozovic, gjithmonë në mes të manovrës, dhe Bastoni. Skuadra e Allegrit është për t’u lavdëruar për angazhimin e saj, por askush nuk më bëri përshtypje.

Edhe për Dybala, të luash kështu është e vështirë. Interi luajti me një ritëm ‘ndërkombëtar’ në 15 minutat e para, por më pas ra shumë. Në vend të kësaj pashë një Juventus që luftoi si i çmendur për t’i mbajtur repartet të lidhura”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit