Sacchi kategorik: Kanë zgjedhur rrugën e gabuar. Kështu favorizohen të pasurit

2 Qershor 2020
22:12
Denis Hakanaj

Ish-trajneri i Italisë dhe Milan-it, Arrigo Sacchi, ka folur në lidhje me rifillimin e kampionatit italian.

“Unë kam qenë trajner i Italisë që në Botërorin e 1994-ës luajti në 12:30, nën një diell ferri dhe me një përqindje lagështie 90 për qind”.

“Nuk është e lehtë, është e vërtetë, por nëse stërvitesh mirë mund të bëhet: njeriu është në gjendje të fitojë kundër natyrës”, ka thënë Sacchi për Gazzetta dello Sport.

“5 zëvendësimet? Kjo është e bukur. Nëse donin ndeshje më të ekuilibruara, kanë gabuar rrugë. Kështu favorizohen skuadrat më të forta, është e qartë”.

“A e kuptoni se çfarë do të thotë të ndërrosh pesë lojtarë nga 11: është gjysma e skuadrës. Kush mund të aktivizojë kampionët që ka në stol, mirë; të tjerët të bëjnë si të munden”.

“Nuk më duket një ide e madhe. Në këtë mënyrë vihet akoma më shumë në dukje diferenca mes skuadrave të mëdha dhe atyre të vogla, mes të pasurve dhe të varfërve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit