Sacchi, sërish kritik me Interin e Inzaghit: Pa dije nuk mund të ketë as guxim dhe as risi

3 Tetor 2023
11:29
Alfred Lleshi
back button

Në më shumë se një rast, Arrigo Sacchi ka folur për zikaltrit, duke besuar se ata duhet të kenë një ide më të guximshme për të luajtur. Ai e përsëriti këtë edhe në “Gazzetta dello Sport”, në një intervistë të publikuar numrin e sotëm:

“Do të doja ta shihja Interin të sulmonte me vazhdimësi, t’i sulmonte kundërshtarët e vet. Zikaltrit i kanë mundësitë teknike dhe atletike për këtë. Guximi është gjithmonë rezultat i dijes. Pa dije nuk mund të ketë as guxim dhe as risi”.

Ish-trajneri i Milanit dhe ekipit kombëtar italian vijon: “Shpesh, megjithatë, Interi, pasi shënon një gol, tërhiqet për të mbrojtur avantazhin, ndërsa ky duhet të jetë momenti i duhur për t’i dhënë kundërshtarit goditjen e nokautit.

Nëse një boksier e vendos rivalin në qoshe të ringut, pastaj e pret atë apo përpiqet t’i japë grushtin vendimtar? Sipas meje, ai bën gjënë e dytë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit