Sadedini: U munduam, por gjendja dihet

28 Gusht 2019
21:19
back button

Trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini, ka folur për Supersport pas humbjes 3-0 të pësuar kundër Kukësit në shtëpi. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai:

“Dihet gjendja e ekipi, djemtë u munduan dhe mendoj se bëmë më të mirën e mundshme. Problemet janë të qarta. Ne do të mundohemi në çdo moment, do të jemi optimistë, por do të kemi vështirësi në çdo moment, edhe pse ndeshjet janë shumë afër njëra-tjetrës”.

“Gabimet? Duke mos patur gjendje, vijnë edhe gabimet. Kemi punuar gjitha javën për të shmangur këto gabime që bëmë sot. Do të përpiqemi që të afrojmë edhe lojtarë të akademisë”.

“Do të doja të kisha qenë përpara në drejtim të Flamurtarit, por problemet e bashkisë nuk më takojnë mua. Unë jap gjithmonë zemrën, siç kam bërë edhe kur kam qenë lojtar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit