Sadiku kryen vizitat mjekësore, pranë kthimit në “shtëpi”

15 Janar 2019
0:21
back button

Nga Zvicra në… Zvicër: Armando Sadiku arriti kulmin e karrierës së vet te Lugano dhe po aty do të mundohet të rinisë pak nga pak kthimin drejt maksimumit të vet. Nëse gjithçka shkon mbarë… 

Lajme të bujshme vijnë nga Spanja, sepse krejt papritur situata e sulmuesit tonë është zhbllokuar. 

Levante ka larguar një futbollist, i ka bërë vend Sadikut duke e regjistruar në ekipin e parë dhe menjëherë po i gjen sistemim.

Në Spanjë është këto ditë Lugano, që po kryen fazën përgatitore të janarit, ndaj gjithçka është bërë gati si me plan.

Sadiku ka kryer vizitat mjekësore dhe tashmë pritet përgjigja e mjekëve. Nëse dëmtimi i rëndë pësuar në verë është lënë pas, Lugano do të vijojë me spastrimin në ekip, për të gjetur fondet për huazimin 6-mujor të ish-yllit të vet. Te Lugano Sadiku shënoi 38 gola në 62 ndeshje dhe u kthye në idhull për tifozët, ndaj kthimi i tij është mëse i mirëpritur. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit