Sadiku: Refuzova Spanjën dhe Turqinë për Luganon për një arsye të vetme!

21 Janar 2019
8:44
back button

Armando Sadiku u huazua për pjesën e mbetur të sezonit te skuadra e Luganos në Zvicër, aty ku më parë sulmuesi i kombëtares njohu suksesin më të madh.

Në një lidhje direkte për “Supersport”, Sadiku tregoi arsyen e këtij vendimi dhe ndjeniat pas dëmtimit.

Debutimi në La Liga: “Nuk kam pasur fat në Spanjë. Sa shkova pësova një frakturë në hundë e më pas pësova një ulje të formës”.

Më pas sulmuesi elbasanas rrëfeu për periudhën e dëmtimit dhe fazën e rikuperimit. Ai theksoi se dëmtimi nuk e trembi sepse e kishte kaluar edhe më parë një situatë të tillë, madje te Levante janë surprizuar nga rikthimi i tij në stërvitje brenda katër muajsh.

Ofertat e merkatos: “Kam pasur një sërë ofertash: Nga Liga e dytë e spanjolle dhe Turqia. Por, duke qenë se të dyja këto kampionate kanë filluar, mua do të duhej të rrija 1 muaj sa të merrja vetes, ndërsa në Zvicër kampionati fillon më vonë dhe kjo gjë i shkon për shtat situatës sime. Kam edhe dy vite kontratë me Levanten, ndërsa te Lugano jam i huazuar deri në gjashtë muaj”.

Rënia e kombëtares dhe kriza e golit:Jemi një kombëtare e vogël. Ne krijojmë 2 ose tre raste për ndeshje. Unë kam pasur fatin që t’i shfrytëzoj në maksimum rastet që më janë dhënë. Për çdo sulmues nuk është e lehtë. Gjatë viti të kaluar patëm një ulje, por shpresoj që gjatë 2019-ës të kthehemi si më parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit