Sadiku shfaqje “flash”, sulmuesi nis stërvitjen me ekipin e ri

15 Korrik 2019
16:00
Eraldo Harlicaj
back button

Levante ka nisur stërvitjen ditën e hënë dhe pjesa më e madhe e lojtarëve i është bashkuar klubit. Trajneri Paco Lopez ka të gjithë ekipin në dispozicion, përveç Moses Simon-it që ishte i grumbulluar me ekipin e tij në Kupën e Afrikës. 

Emri tjetër që nuk ishte shfaqur ishte sulmuesi Armando Sadiku. Elbasanasit i është komunikuar që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Paco Lopez. Ky i fundit nuk e sheh shqiptarin si të aftë për të rivalizuar për formacion, apo të ketë minuta në La Liga. 

Kjo situatë nuk e ka penguar aspak Sadikun, pasi ka vendosur të rikthehet në Spanjë. Ai ka ndërprerë pushimet dhe është shfaqur në Valencia. Futbollisti 28-vjeçar i është bashkuar shokëve të skuadrës në fushë dhe do të mundohet të bindë sërish trajnerin Paco Lopez pas rikthimit nga Lugano.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit