Safin zbulon komplotin: Coronavirus? E dinin dhe po përgtiteshin

19 Prill 2020
19:56
Denis Hakanaj
back button

Marat Safin, ish-numri një i tenisit botëror, ka shpjeguar teorinë e tij në lidhje me përhapjen e Coronavirus-it në një intervistë të dhënë për Sports.ru.

“Është përgatitur gjithçka për t’i vënë microchip-e personave. Në 2015-ën, Bill Gates ka deklaruar se do të kishte një pandemi. Nuk besoj se është një fallxhor. E dinin dhe të gjithë po përgatiteshin. Në World Economic Forum të Davos janë bërë simulime dy javë para se virusi të përhapej në botë”.

Teoria e tij e komplotit vazhdon: “Njerëzit po futen në panik dhe u besojnë asaj që shikojnë në televizor. Do të vaksinohen me nanochip. A janë liderët e të gjithë vendeve të përfshirë në këtë komplot? Ka njerëz më të fuqishëm se liderët politikë”.

“Ata që kanë paratë e vërteta janë pronarët e botës. Një qeveri hije botërore? Quajeni si të doni. Gjithsesi, nuk janë gjëra që i kam shpikur unë: është gjithçka në internet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit