Sahit Prizreni: Medalja e artë në botëror, Abakarov një bast i fituar për mundjen

20 Shtator 2022
9:37
Telesport
back button

Për herë të parë në histori, edhe Shqipëria ka një kampion bote në mundje, një rezultat i jashtëzakonshëm ky për për këtë sport. Gjithçka u arrit falë Zelimkhan Abakarov, mundësit me origjinë ruse që garon për Shqipërinë (ka nënshtetësi shqiptare). Ai triumfoi në peshën 57kg, në botërorin e zhvilluar në Serbi, duke ngritur lart flamurin kuqezi.

Në një intervistë për “Ora News”, mundësi dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, folën për këtë rezultat: “Është një rezultat magjik, që unë e kisha ëndërruar kur isha vetë sportist. Ka qenë një bast i fituar ky i afrimit dhe triumfit me mundësit që morëm nga Rusia. Falënderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe ne ua shpërblyem me medalje”.

Zelimkhan e ka vërtetuar se është kampion dhe e falënderojmë që zgjodhi të garojë për ngjyrat kuqezi. Të shpresojmë që edhe në të ardhmen të na nderojë, si ai ashtu dhe Islam Dudaev, me të cilim shpresonim të merrnim një medalje bronzi në botëror, por e humbi atë në sekondat e fundit. Gjithsesi, ky është sporti”, deklaroi Sahit Prizreni, medalje bronzi në vitin 2007 në botëror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit