Sainz më i shpejti në provat e së premtes, Mercedes më mirë se Red Bull

1 Korrik 2022
18:52
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, ka dhënë sot kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira, të zhvilluar në pistën e Silverstone. Këtë fundjavë, zhvillohet gara e Anglisë në Formula 1.

Spanjolli dha kohën 1’28”942, ndërkohë që sesioni i parë u zhvillua në një pistë të lagur, si pasojë e shiut. I dyti sot u rendit Lewis Hamilton me Mercedes, i karikuiar nga fakti që garon në shtëpinë e tij.

I treti një tjetër britanik, Lando Norris me McLaren, që la pas max Verstappen me Red bull. Vetëm i pesti Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari. Ai ishte gati gjysmë sekondi më i avashtë se shoku i skuadrës.

Në “top-10” u renditën edhe Alonso, Perez, Russell, Ricciardo e Stroll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit