Sakrifica e madhe në merkato për të arritur te objektivi kryesor: Bayern tani mendon shitjen e dy “big”! Edhe Reali në “valle”

27 Maj 2022
18:43
Telesport
back button

Pasi humbi Kylian Mbappe, Real Madridi e ka seriozisht për Serge Gnabry. Siç raportohet nga SportBild, emri i sulmuesit në fuqi te Bayern Munich do të kishte përfunduar në krye të listës së objektivave blancos për të përforcuar repartin e avancuar pas “jo-së” së madhe të Mbappe.

Klasa e 95-ës, që ka nje kontrate e cila skadon pas një viti me bavarezët, ka shënuar 17 gola dhe 10 asistime në 45 paraqitje sezonale. Sakaq, per Bayern duket se tashme edhe humbja e Lewandowskit duhet mare si e mireqene dhe per kete arsye duhet merkato.

Se fundmi, emri ne fokus eshte Sadio Mane i Liverpool. Sulmuesi nga Senegali nuk ka vendosur te ardhmen e tij kur ka edhe nje vit tjeter kontrate dhe nese nuk rinovon atehere do te shitet. Ne Gjermani flasin madje per nje akord mes tij dhe Bayern.

Shifrat e para qe dalin eshte nje oferte prej 30 mln eurosh qe Bayern do te beje te Liverpool, i cili gjithashtu duket se do te mbaje Firminhon dhe braziliani mund te rinovoje kontraten e tij.

Fokusi te Real eshte ne finalen e Champions League por sigurisht duhet ditur se merkato kete vere do te jete e rendesishme dhe natyrisht qe Real pritet te jete protagonist. Oferta e rinovimit qe Bayern i ka bere Gnabry eshte me pak nga ajo qe ai kerkon pasi ai do 10 mln euro ne sezon!

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit