Salah: “Do të kisha dashur të luaja me Ronaldon, Messin dhe…”

29 Nëntor 2023
16:00
Denis Hakanaj
back button

Në mes të atij që duket të jetë sezoni i tij i fundit në Liverpool, Mohamed Salah po shikon mbrapa. Ai reflekton për të kaluarën, për shokët e skuadrës që ka takuar gjatë rrugës dhe për fitoret e shumta.

Por edhe ata lojtarë me të cilët do të kishte dashur të ndante dhomën e zhveshjes, të cilët duket se janë tre. Dyshja e ëndrrave Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, por edhe Kevin De Bruyne.

Egjptiani ka ende disa shanse për të takuar një nga tre. Sipas zërave të ndryshme të merkatos, ai do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit për t’u transferuar në Arabinë Saudite dhe me pak fat mund të përfundojë në të njëjtin ekip me CR7.

Një operacion i vështirë, por jo i pamundur. Në çdo rast, këto janë deklaratat e Salah:

“Tre futbollistë me të cilët nuk kam luajtur kurrë? Messi dhe Ronaldo, dhe nëse më duhet të zgjedh një në Premier League, them Kevin De Bruyne. Ai ka një vizion të jashtëzakonshëm të lojës, jam i sigurt se mund të më gjejë me topin kudo në fushë.

“Kështu që unë them Messi, Ronaldo dhe më pas Kevin. Në fakt i gjithë ekipi i Cityt është fantastik, por unë thjesht përpiqem të mendoj për lojën time dhe të mos fokusohem në asgjë tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit