“Salah është bërë si Messi”. Egjiptiani mposht edhe… Suarez

15 Dhjetor 2019
16:15
Denis Hakanaj
back button

Dy gola për t’i dhuruar tri pikë Liverpool-it dhe për të hyrë në historinë e Të Kuqve. Mohamed Salah i ka dhuruar vetes një pasdite magjike në sfidën e Anfield kundër Watford.

Egjiptiani dhe dygolëshi i tij e kanë çuar skuadrën e Klopp më afër titullit në Premier. Ish-sulmuesi i Roma-s ka marrë shumë komplimente edhe nga ata, si Joe Cole, ish-futbollist, kanë shkruar faqe të rëndësishme të historisë së futbollit anglez.

Duke folur në BT Sport, Joe Cole e ka krahasuar egjiptianin me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Leo Messi-n: “Pasimi i Mane është i mrekullueshëm, por goli i Salah… uau!”, ka thënë ish-mesfushori për golin e parë të egjiptianit.

Dhe më tej: “Ka thënë se donte të përmirësonte të djathtën. Ajo prekje ka qenë e ngjashme me një prekje të Messi-t. Mendoj se shumë pak futbollistë e kanë një aftësi të tillë”.

Megjithatë, për Mohamed Salah ka ardhur edhe një rekord i veçantë si qershi mbi tortë pas paraqitjes në kampionat. Egjiptiani, në fakt, ka hyrë në historinë e klubit duke parakaluar legjenda si Fernando Torres dhe Luis Suarez.

84 golat e Salah, kundër 82 të sulmuesit aktual të Barcelona-s dhe 81 të spanjollit. Një fundjavë magjike për Faraonin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit