Salah flet për të ardhmen: Kjo është ajo që dua, por nuk varet vetëm nga unë

23 Tetor 2021
14:29
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, ka thënë se do të donte ta mbyllte karrierën te klubi i tij aktual, por ka shpjeguar se nuk varet vetëm nga ai.

“Nëse do të varej nga unë, do të më pëlqente të qëndroja te Liverpool deri në ditën e fundit të karrierës. Varet nga çfarë do klubi, jo vetëm nga unë”, ka thënë egjiptiani.

“Për momentin, nuk arrij ta imagjinoj të luaj kurrë kundër Liverpool-it. Do ta kisha të vështirë të luaja kundër tyre”, ka thënë Salah për Sky Sports.

Kontrata e 29-vjeçari me Liverpool skadon në verën e vitit 2023. Salah luan nga 2017-ta me skuadrën e Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit