Salah i pandalshëm, shpallet futbollisti i vitit

14 Dhjetor 2018
19:38
back button

Sulmuesi i Egjiptit dhe Liverpool, Mohamed Salah është votuar për të dytin vit radhazi si “Futbollisti Afrikan i Vitit nga BBC”. Futbollisti 26-vjeçar triumfoi ndaj Medhi Benatia, Kalidou Koulibaly, Sadio Mane and Thomas Partey. Futbollisti më i mirë i Premier League shënoi 44 gola në 52 ndeshje me Liverpool sezonin e kaluar. “Është një ndjesi fantastike të fitoj sërish. Jam i lumtur dhe do të doja ta fitoja sërish vitin tjetër!" deklaroi Salah. Sikurse udhëhoqi klubin e tij drejt finales së Champions League, Salah ishte lideri që kualifikoi Egjiptin në Kupën e Botës, madje duke shënuar dy gola në Rusi.

“Ka patur shumë moment të bukura gjatë 2018. Ndeshja kundër Romës në Anfield e vlefshme për Champions League, ishte e pabesueshme. Unë po shënoj gola dhe ndihmoj ekipin të marrë pikët për të qenë në krye të klasifikimit. Kjo është gjithmonë një ndjesi e mrekullueshme. Shpresoj të fitoj diçka me klubin në vitin 2019. Mundohem ta shtyj veten çdo ditë të ndihmoj ekipin të fitojë diçka”, deklaroi Salah. BBC mori 650,000 vota këtë vit, duke vendosur një rekord.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit