Salah kërkon 400 mijë paund në javë, Liverpool-i i tregon derën. Gjiganti i La Liga-s fërkon duart

25 Qershor 2022
10:21
Alfred Lleshi
back button

Brenda Darwin Nunez, jashtë Mané dhe ndoshta… Salah. Liverpool-i po ndryshon fytyrën, teksa sapo ka blerë ish-sulmuesin e Benfica dhe ka shitur senegalezin te Bayern Munich, por tashmë mund të përshëndesë edhe egjiptianin.

Sipas asaj që lexojmë në “The Sun”, Real Madridi është mjaft i interesuar për “Faraonin” dhe synon ta blejë lojtarin në fjalë për rreth 70 milionë euro.

Mes Mohamed Salah dhe Liverpool-it ka pasur një ngërç për rinovimin e kontratës (që skadon më 2023) prej rreth një viti, sepse anësori kërkon një pagë prej më shumë se 20 milionë euro në sezon (aktualisht ai fiton rreth 13 milionë).

Duke qenë se palët nuk kanë rënë dakord, tani hipoteza e shitjes zë vend. Në Angli, ditë më parë folën për një Salah të vendosur se do të “martohej” me Barcelonën në vitin 2023, por tani Reali i Ancelottit do të avancojë, duke ndezur një duel interesant në merkato.

Largimi i Sadio Mande – Lamtumira nga Liverpool-i e sulmuesit afrikan ka shkaktuar reagime të pashmangshme të atyre që tani janë bërë ish-shokët e skuadrës. Nëse në orët e kaluara ka ardhur mesazhi i trajnerit  Jurgen Klopp, në rrjet et sociale, mes Twitter-it dhe Instagram-it, edhe Mohamed Salah ka dashur t’i bëj urimin e tij për aventurën e re me Bayern Munich.

Egjiptiani ka dashur të përshëndesë ish-shokun e skuadrës me një mesazh të bukur: “Ka qenë një rrugëtim i bukur! Faleminderit për të gjitha momentet e bukura dhe  të uroj më të mirën për aventurën tënde të re! Do të na mungosh të gjithëve”.

Dy futbollistët kanë qenë bashkë për 5 sezone te Liverpool-i, duke fituar një Champions, një Superkupë të Europës, një Botëror për Klube, një Premier League, një Kupë të Anglisë dhe një Kupë të Ligës.

Nuk ka vonuar reagimi nga ana e Mane. “Vazhdo të bësh atë që bën. Je vëllai më i mirë”, – ka qenë përgjigjja e senegalezit. Me pak fjalë, duket se ka rënë përfundimisht teoria e atyre që kanë folur për rivalitet dhe tension mes të dyve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit