“Salah nuk duhej ta luante finalen e Champions-it”, zbulohet prapaskena

19 Qershor 2022
10:44
Denis Hakanaj
back button

Mjeku i Egjiptit, Mohamed Abou El Ela, ka deklaruar se sulmuesi po rikuperon akoma nga dëmtimi që pësoi në finalen e Kupës së Anglisë kundër Chelsea-t dhe për këtë arsye nuk duhej të ishte në gjendje të luante as finalen e Champions League, në të cilën ai ka qen në fushë.

“Dëmtimi i Salah ka ndodhur gjatë finales së Kupës së Anglisë, më pas ka luajtur kundër Wolves dhe në fund në finalen e Champions League”, ka thënë mjeku egjiptian për On Time Sports.

“E gjitha kjo në vetëm 14 ditë. Liverpool-ika thënë se kishte dhimbje dhe se duhej bërë një radiografi. Lojtari nuk ishte në 100%, por lind pyetja nëse mund të luante pa rrezikuar.

“Salah ka qenë lojtari i skuadrës me më shumë minuta të luajtura në këtë sezon dhe për këtë arsye kemi vendosur që të luante vetëm një nga dy ndeshjet me kombëtaren. Nuk mund të kalonte një stres të atij lloji në më pak se tri ditë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit