“Salah nuk është më i miri në botë”, Henry zgjedh dy të tjerë para egjiptianit

21 Tetor 2021
17:04
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Arsenaol-it, Thierry Henry, nuk beson se Mohamed Salah është lojtari më i mirë në botë për momentin.

“Nuk është akoma më i miri në botë për momentin”, ka thënë Henry për yllin e Liverpool-it.

“Golat që po shënon tani janë fantastikë, por si mund të harrohet Robert Lewandowski dhe Karim Benzema? Nuk besoj se Salah është akoma në këtë nivel, është e rëndësishme të luash mirë për klubin dhe kombëtaren”, ka shtuar ish-sulmuesi i Arsenal-it dhe Francës.

“A është ai lojtari më i mirë në Premier League aktualisht? Po, kjo është e qartë. Por, në përgjithësi, unë mendoj se Benzema është më lart. Ajo që po bën për Real Madrid-in dhe Francën nuk mund të anashkalohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit