Salah-PSG dhe vendimi që ndryshoi historinë e futbollit

12 Korrik 2020
12:51
Denis Hakanaj
back button

Vera e 2017-ës ka ndryshuar në mënyrë drastike historinë e futbollit europian. Paris Saint-Germain ka blerë Neymar nga Barcelona për 200 milionë euro, një shifër rekord për merkaton e futbollit.

Megjithatë, ndërsa francezët realizonin marrëveshjen e bujshme, kanë lënë t’u shpëtojë nga duart një lojtar që do të rishkruante historinë diku tjetër.

Bëhet fjalë për Mohamed Salah, i transferuar nga Roma te Liverpool. Në tre vite me Të Kuqtë, ai ka fituar një Champions League, një Botëror për klube, një Superkupë të Europës dhe një Premier League.

Trofe që kanë mbetur të paarritshëm për PSG-në e Neymar-it, fituese vetëm brenda kufijve të Francës.

Faji për transferimin e munguar të Salah në Paris është i Unai Emery, trajneri i francezëve në atë kohë, i cili ka zgjedhur të mos e marrë Salah sepse nuk e ka konsideruar të përshtatshëm taktikisht.

Gjithsesi, duket se zbarkimi i Mohamed në Paris vetëm sa është shtyrë. Në fakt, sipas Don Balon, lojtari mund të largohet shumë shpejt nga Liverpool-i, me PSG-në që është në pole position për të siguruar shërbimet e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit