Salah shënoi tripletë, por Klopp i thur elozhe një tjetër lojtari

8 Dhjetor 2018
19:37
back button

Jurgen Klopp thotë se situata e Joel Matip tregon se sa i fortë është Liverpool-i i tij.

Matip ka vuajtur për të gjetur hapësira këtë sezon të Premier League dhe kjo ishte vetëm ndeshja e dytë e qendërmbrojtësit si titullar.

“Shikoni, ajo që bëri Matip sot, tregon se sa i mirë është ai, megjithëse ka kohë që nuk luan,” shprehet ai për faqen zyrtare të klubit.

“Kjo është jeta e futbollistit profesionist, ai stërvitet në nivelin më të lartë dhe ndonjëherë nuk është fare në skuadër.

“Por kur kemi nevojë për të, ai luan dhe bën një ndeshje të mrekullueshme.”

Teste më të vështira e presin Matip dhe Van Dijk në qendër të mbrojtjes.

Skuadra e Klopp do të ndeshet me Napolin në Champions League, një ndeshje e cila duhet të fitohet patjetër nga të Kuqtë për t’u kualifikuar në fazën e nokautit.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit