Salah zbulon njeriun që nuk e lejoi të dorëzohej

17 Dhjetor 2018
20:21
back button

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah nuk harron të nderojë publikisht njeriun që i diktoi atij rrugëtimin drejt realizimit si një futbollist profesionist, duke i mësuar vlerat e sakrificës për të arritur objektivat, babain e tij. Babai i futbollistit të përfaqësueses egjiptiane është një prej tifozëve më të zjarrtë të Liverpool dhe 26-vjeçari nuk ka harruar për asnjë moment rrënjët e tij në fshatin e Nagrig. Salah që shënoi 44 gola në sezonin e tij të parë në “Anfield” ka regjistruar deri tani 13 gola në këtë sezon të ri, deklaroi për ‘GQ Middle East’: “Unë ankohesha se nuk doja të udhëtoja katër orë për në stërvitje. Por ai qëndronte përkrah meje dhe më thonte se të gjithë futbollistët e mëdhenj kalonin përmes kësaj vështirësie. Çmimi për atë ishte shumë i lartë dhe unë nuk do ta harroj kurrë rolin që luajti ai në karrierën time”.

Salah, i cili e nisi karrierën e tij me El Mokawloon në qytetin Nasr të Kairos, përpara se të transferohej në Europë për aventurat te Basel, Chelsea, Fiorentina, Roma dhe tani te Liverpool, rrëfeu gjithashtu se ishte i vendosur të bëhej futbollist profesionist që kur nënshkroi kontratën e tij të parë si adoleshent. “Në atë periudhë, vendosa se duhej të bëhesha me çdo kusht futbollist profesionist. Ishte një shans që nuk do ta shpërdoroja. Ai ishte një nga vendimet e para të mia të mëdha: mos e lër të të rrëshkasë nga duart”, tregoi Salah.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit