Salah zgjedh Liverpool-in dhe bën premtimin e madh: “Sezonin e ardhshëm…”

1 Korrik 2022
17:17
Denis Hakanaj
back button

Mohamed  Salah ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Liverpool-in. Lajmi i madh është dhënë nga vetë klubi anglez në rrjetet sociale.

Numri 11 ka thënë për Liverpoolfc.com: “Ndihem shumë mirë dhe jam entuziast të fitoj trofe me klubin. Është një ditë e bukur për të gjithë.

“U desh pak kohë për të rinovuar, por tani gjithçka ka mbaruar kështu që duhet të përqendrohemi vetëm tek e ardhmja. Mendoj se mund të shihet se në pesë ose gjashtë vitet e fundit skuadra ka shkuar lart.

“Sezonin e kaluar kemi qenë shumë afër fitim të katër trofeve, por fatkeqësisht kemi humbur dy trofe në javën e fundit të sezonit. Mendoj se jemi në një pozicion të mirë për të luftuar për gjithçka.

“Kemi bërë blerje të reja. Duhet vetëm të punojmë shumë, të kemi një vizion të mirë, të kemi një mentalitet pozitiv dhe të luftojmë për gjithçka përsëri”, kanë qenë fjalët e Salah.

30-vjeçari është aktualisht i nënti në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Liverpool-it dhe kjo marrëveshje e re  është një mundësi për të që ta përmirësojë këtë pozicion dhe ta ndihmojë skuadrën e Klopp të fitojë trofe të tjerë sezonin e ardhshëm.

Salah ka shtuar: “Mesazhi im për fansat është se duam të japim maksimumin sezonin e ardhshëm për t’i fituar të gjithë trofetë. Ju na mbështesni gjithmonë dhe na jepni një shtysë të madhe dhe jam i sigurt se do të fitojmë përsëri bashkë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit