Dy aksione spektakolare! Greenwood i përgjigjet Salah (VIDEO)

24 Janar 2021
18:25
Telesport
back button

Liverpool ka realizuar gol ndaj Manchester United duke zhbllokuar sfidën FA me një aksion perfekt të orkestruar nga dyshja Firmini-Salah.

Braziliani ka parë egjiptianin pas krahëve të mbrojtjes së United dhe ka pasuar. Ky i fundit me parabolë të lehtë e ka dërguar në rrjetë për avantazhin “reds”.

Por, përgjigjia e Manchester United nuk ka vonuar dhe një super asist nga Rashford ka gjetur talentin Greenwood gati duke goditur dhe barazuar 1-1.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit