Samuel Etoo “bekon” trashëgimtarin 18-vjeçar të Messit te Barça

12 Janar 2021
11:28
Alfred Lleshi
back button

Ai që e njeh më së miri Leo Messin, jo më kot formoi një partneritet sulmues “vdekjeprurës” me argjentinasin në “Camp Nou”, me Pep Guardiolën në stolin e Barcelonës. Edhe pse larg Spanjës dhe Barcelonës për vite me radhë, ai e ndjek nga afër klubin katalanas dhe evolucionin e ekipit. Me përfundimin e datës së skadimit të kontratës së Messit (30 qershor 2021), Samuel Etoo spekulon se kush do të thirret të marrë rolin e vështirë të kapitenit.

Në një intervistë për “Sport Bible”, Etoo flet për Messin dhe guxon të japë emrin e trashëgimtarit të tij natyror: Ansu Fati. Ish-sulmuesi vlerësoi perlën e re të Barcelonës dhe kombëtares spanjollje, e cila aktualisht është duke u rikuperuar nga një çarje e meniskut të brendshëm të gjurit të majtë. Ansu fati u operua në nëntor dhe është planifikuar të kthehet në veprim pas katër muajsh.

“Unë mendoj se Ansu Fati është trashëgimtari më dinjitoz i Messit. Ai po bën gjëra të pabesueshme, kështu që klubi me të vërtetë duhet ta përgatisë për këtë “stafetë”; të kujdeset mirë për të. Shpresojmë se do të jetë ai, që do ta zëvendësojë Messin”, – tha Etoo.

Që nga debutimi i tij me Barçën, Ansu Fati ka luajtur 43 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 5 asiste. Përveç kësaj, në këtë kohë është bërë ndërkombëtar absolut me Spanjën dhe konsiderohet një nga lojtarët e padiskutueshëm që ka në dispozicion Luis Enrique.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit