Samuel Eto’o shpërthen kundër “France Football”: Kjo është mungesë respekti

20 Tetor 2020
14:16
Alfred Lleshi
back button

“France Football” është duke dizajnuar 11-shen (formacionin) më të mirë në histori, të cilën e quan “Ekipi i ëndrrave të Topit të Artë”. Për të arritur në finish, revista e njohur sportive franceze po “shoshit” lojtarët më të mirë sipas kufijve. Lista e të nominuarve për anësorin më të mirë të djathtë përbëhet nga David Beckham, George Best, Samuel Eto’o, Luis Figo, Garrincha, Jairzinho, Kevin Keeegan, Stanley Matthews, Lionel Messi dhe Arjen Robben.

Mirëpo, Samuel Eto’o nuk është ndier aspak mirë që konsiderohet si një “ekstrem” i djathtë. Kamerunasi e ka shprehur sikletin publikisht përmes profilit të tij në Twitter: “Faleminderit, por unë kam luajtur një sezon ose dy në krahun e djathtë. Ju kujtoj se kam pasur një karrierë 25-vjeçare si qendërsulmues. Mungesë respekti. “France Football”…; pa marrë parasysh se kush!” Lista e qendërsulmuesve e përpiluar nga ky medium francez përbëhet nga Dennis Bergkamp, ​​Johan Cruyff, Kenny Dalgrish, Eusebio, Sandor Kocsis, Gerd Muller, Romario, Ronaldo Nazario, Marco van Basten dhe George Weah.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit