San Antonio në krizë, bashkë me Houston mbyllin renditjen në Perëndim

5 Dhjetor 2018
8:28
Telesport
back button

Skuadra e San Antonio ka dështuar në përballjen ndaj Utah Jazz, ku u mund 139-105, humbje që ka zbritur ekipin teksan në vendin e parafundit në Konferencën e Perëndimit. 7 lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë, me Mitchell që ishte më i miri me 20 pikë. Një sezon zhgënjyes për Spurs, që duhej të ishin mes ekipeve pretendente, por bashkë me Houston mbyllin renditjen në Perëndim. Zhgënjen edhe ekipi i Miami, që u mund në fushën e tij 90-105 nga Orlando, ndeshje ku miqtë bënë diferencën në periodën e fundit, falë 20 pikëve e 13 rebound të Gordon.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Sacramento, që mundi 122-105 Phoenix, sfidë e komanduar gjatë gjithë kohës nga miqtë, që diktuan në fushë me lojën e tyre. Te Phoenix mungoi lojtari lider, ndërsa për Sacramento u dalluan lojtarët e stolit, që realizuan 71 pikë (Hield, 20 pikë, më i miri). Fiton edhe ekipi i Indiana, që mundi 96-90 Chicago, ndeshje me shumë barazime, ku të dyja skuadrat dueluan fort deri në fund. Collison me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Indiana, ndërsa 21 pikët e Markkanen për Bulls mbetën për statistikë. Dallas, falë 21 pikëve të Doncic, mundi 111-102 Portland.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Chicago, 96-90

Miami – Orlando, 90-105

Dallas – Portland, 111-102

Phoenix – Sacramento, 105-122

Utah Jazz – San Antonio, 139-105

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit