San Antonio triumfon ndaj kampionëve të Golden State, “OK” Toronto e Denver

19 Mars 2019
8:23
Telesport
back button

San Antonio ka mundur 111-105 Golden State, ndeshje e dominuar nga skuadra e Spurs. Fitorja e 42-të sezonale për San Antonio, që hedh një hap të madh drejt konsolidimit në një vend në play off në Perëndim. DeRozan me 26 pikë e Aldridge me 23 ishin dy lojtarët më të mirë të Spurs, duke fituar duelin me Curry (25 pikë) e Durant (24 pikë).

Pavarësisht humbjes, Golden state e Denver kanë siguruar kualifikimin për në play off në këtë Konferencë. Jashtë fushe fiton skuadra e Denver, që mundi 114-105 Boston, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Konferencat përkatëse. Herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, por në fund triumfuan miqtë, me Jokic që realizoi 21 pikë e 13 rebound.

Miami surprizon Oklahomën, duke fituar 116-107 jashtë fushe, ndeshje ku skuadra nga Florida diktoi në fushë. U dalluan Dragic me 26 pikë e Wade me 25, dy lojtarë që e nisën ndeshjen nga stoli. Për Thunder shkëlqeu George me 31 pikë, por që mbetën për statistikë. Skuadra e Chicago, falë 24 pikëve të Lopez, mundi Phoenix, fitore që mbeti për statistikë.

Ekipi i New Orleans mundi 129-125 Dallas pas kohës shtesë, me të zakonshmin Randle që realizoi 30 pikë, duke qenë lider në fushë për miqtë. Fiton edhe Portland, që triumfoi 106-98 ndaj Indiana, sfidë me dy pamje, më e mirë për miqtë në të parën (Turner 28 pikë). Ndërsa në të dytën rikuperuan vendasit me Lillard që realizoi 30 pikë e 15 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Detroit, 126-119

Washington – Utah Jazz, 95-116

Boston – Denver, 105-114

Toronto – New York, 128-92

Oklahoma – Miami, 107-116

San Antonio – Golden State, 111-105

Dallas – New Orleans, 125-129

Phoenix – Chicago, 101-116

Portland – Indiana, 106-98

Lajme të tjera

Lajmet e fundit