Sanchez ndjek shembullin e Icardi-t, fluturon në Barcelonë

15 Tetor 2019
18:57
Denis Hakanaj
back button

Alexis Sanchez, ashtu siç ka bërë Mauro Icardi para tij, do të shkojë në Barcelonë për të marrë mendimin e doktorit Ramon Cugat.

Pasi analizat e zvilluara në Milano kanë konfirmuar ndrydhjen e tendeninave në kaviljen e majtë, kiliani kërkon të marrë një mendim të fundit në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore dhe një përgjigje përfundimtare për pyetjen: “Është i domosdoshëm apo jo operacioni?”. Një përgjigje që do të vijë të mërkurën.

Cugat e ka operuar edhe më parë Alexis Sanchez. Ka qenë 2007-ta dhe sulmuesi luante te River Plate në atë kohë kur ka pësuar një dëmtim serioz pikërisht në kaviljen e majtë.

I njëjti kirurg ortopedik i ka këshilluar terpinë konservative Mauro Icardi-t, kur ky i fundit ka shkuar në Barcelonë për t’u këshilluar në lidhje me ndërhyrje të mundshme në gju. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit