Sanchez, Skriniar, Eriksen, D’Ambrosio, Godin; apo “stafetën e mbyllim ne”…

25 Mars 2020
13:42
Alfred Lleshi
back button

Të gjithë u ndalën, ashtu si futbolli e Serie A, ndaj nuk ka siguri në lidhje me rikuperimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit. Megjithatë, tek Interi vazhdojnë të punojnë, duke iu përshtatur realitetit të ri. E sigurt është që, nëse kthehen në fushë, zikaltrit do të jenë më të angazhuarit, duke pasur nevojë të rikuperojnë edhe ndeshjen kundër Sampdoria, ndeshjen e parë 1/8 finale të “Europa League” kundër Getafe dhe gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë me Napolin.

Ngjeshje e kalendarit
Në rast se do të luhet çdo tri ditë, kontributi i të gjithëve do të jetë i nevojshëm, pas një sezoni të ndarë në “blloqe”. I pari ishte Sensi, i mahnitshëm e vendimtar kundër Lecce, Cagliari dhe Udinese, që ndezi ”siguresën”, përpara se të dëmtohej në fillim të tetorit. Në rolin e liderit, ndërsa forcoi shtyllën kurrizore, në aksin Handanovic-De Vrij-Brozovic, ai më vonë u trashëgua prej dyshes Lukaku-Lautaro, e aftë për ta mbartur ekipin në shpatullat e tyre gjatë vjeshtës. Një “letargji kronike”, me frenim në janar-shkurt, përkoi me sulmin zikaltër, po edhe në përgjithësi me gjithë grupin. Nga maji, Interi do të varet gjithashtu shumë nga këmbët e tyre. Përveç Eriksen, tani në zhytje të plotë në “Appiano”, por i mbërrituri i fundit dhe në përshtatje me metodën e punës së Conte, të tjerët duhet të përgatiten për “volume të shtuara”. Kjo veln sidomos për Skriniar, D’Ambrosio, Sanchez, Vecino dhe Godin.

Skriniar dhe D’Ambro
Qendërmbrojtësi sllovak duket se e ka vuajtur ndryshimin e sistemit të lojës më shumë se të tjerët. Aplikimi i mbrojtjes me tre lojtarë dhe lëvizja drejt qendrës së majtë, sigurisht që nuk e ndihmuan atë. Mbyllje më pak të sakta prej tij të prapavijës, dalje më pak të pastra me topin, disa amnezi dhe madje disa kartonë më shumë. Skriniar i vërtetë nuk është parë ende. Edhe D’Ambrosio mund të ishte një element shumë i çmuar mes mbrojtjes dhe mesfushës, siç ndodhi në gjysmën e parë të sezonit. Për ta ndëshkuar atë, në janar, mjaftoi një dëmtim i muskujve, nga i cili e mori veten kur numri i të huajve u plotësua nga Young dhe Moses. Sidoqoftë, ai do të jetë në dispozicion të Conte, sepse di të garantojë dy fazat e lojës. Përfshi futjet në zone (shiko golat kundër Lazio, në ndeshjen e parë).

Godin, Vecino dhe Sanchez
Ashtu si Skriniar, Godin, gjithashtu, ka vuajtur nga skema mbrojtëse e trajnerit Conte. Ai është mësuar të luajë në prapavijën me katër lojtarë, jo me tre sit e zikaltrit. Rritja e Baston e ka spostuar atë gradualisht në stol, por “totemi” uruguajan mbetet një pasuri e vlefshme edhe për udhëheqje e përvojë (gjithashtu, sepse është një nga të paktët në skuadër, që ka fituar diçka). Ai do të jetë shumë i dobishëm, veçanërisht në ndeshjet me “nokaut”. Vecino u aktivizua më shumë seç pritej, edhe prej dëmtimeve të Sensi dhe Barella, por vetëm në disa raste ishte vendimtar. Nuk harrohet “amnesia” e tij në aksionin që i lejoi Juves të zhbllokonte ndeshjen e fundit, të luajtur ndaj zikaltërve. Në fund, Sanchez qëndroi jashtë fushave për një kohë të gjatë, për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës në ekipin kombëtar. Duhet të jetë një alternativë e mirë për Lukaku dhe Lautaro, për të zhbllokuar ndeshjet, siç bëri nga pankina në Udine, ose në pjesën e dytë të derbit. Ka karakteristika unike, duke filluar me aftësinë për të dribluar kundërshtarët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit