Jadon Sancho: Gjithçka filloi nga rruga

16 Shkurt 2019
21:11
Denis Hakanaj
back button

Është vetëm 18 vjeç dhe është një nga pikat e referimit të Borussia Dortmund, kryesuesja e Bundesliga-s. Megjithatë, fillimi i karrierës nuk ka qenë aspak i lehtë për Jadon Sancho, siç ka zbuluar vetë anglezi në një intervistë për të "Sky Sport". 

"E kam filluar duke marrë vendin e atyre që nuk paraqiteshin në turne, në fillim luaja vetëm në rrugë. Gjithçka filloi nga aty. Në moshën 11 vjeç u bëra pjesë e moshave të Watford-it", ka thënë Sancho. 

"Ka qenë shumë e vështirë, para atij momenti nuk isha ndarë kurrë nga mamaja ime. Gjithsesi, më thanë se në Kennington (lagje në jug të Londrës), nuk kishte më asgjë të mirë për mua". 

"Më pas erdhi Borussia. Në fillim isha nervoz, sepse e dija se nuk mund t ë kthehesha në shtëpi dhe nuk kisha treguar akoma vlerën time. Më pas kam patur fatin të shënoja gol në Champions kundër Atletico-s. Do të doja të shënoja gola të tjerë si ai", ka përfunduar ylli i Dortmund.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit