Sancho harraqi, 18-vjeçari e nis ters prag-sfidën me Tottenham

12 Shkurt 2019
15:00
back button

Borussia Dortmund ka udhëtuar drejt Londrës, në përgatitje për supersfidën me Tottenham, që zhvillohet nesër për raundin e 1/8-ve të Champions League. 

Udhëtimi nuk ka shkuar mirë për skuadrën gjermane, pasi është dashur të shtyhet për shkak të Jadon Sancho. Sulmuesi i talentuar kishte harruar të marrë pasaportën me vete, për këtë është detyruar të kthehet edhe një herë në shtëpi për të marrë dokumentet e nevojshme për të kryer fluturimin.

Ndërkohë që e gjithë skuadra dhe stafi kanë pritur për 30 minuta në aeroportin e Dortmund, për të mbërritur me 20 minuta me vonese në Londër. Gjithsesi, Sancho nuk ishte i vetmi që kishte harruar dokumentet, pasi edhe mbrojtësi Abdou Diallo u kthye mbrapsht për të marrë pasaportën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit