Sancho ngjitet në vendin e dytë, ja 10 shitjet më të shtrenjta të Dortmund

23 Korrik 2021
16:08
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund është një vitrinë e shtrenjtë.

Operacioni i fundit i suksesshëm i verdhezinjve ka qenë shitja e Jadon Sancho për 85 milionë euro te Manchester United.

Është shitja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit gjerman: anglezi nuk ka arritur të parakalojë Ousmane Dembele, i transferuar në 2017-ën te Barcelona për 135 milionë euro.

Në pritje të shitjes së ardhshme të Haaland, i cili pritet të marrë kryesimin në renditjen e shitjeve më të shtrenjta në historinë e Dortmund.

1 – Ousmane Dembele (Barcelona, 2017) 135 milionë e euro

2 – Jadon Sancho (Manchester United, 2021) 85

3 – Christian Pulisic (Chelsea, 2018) 64

4 – Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal, 2017) 63,7

5 – Henrikh Mkhitaryan (Manchester United, 2016) 42

6 – Mario Goetze (Bayern Munich, 2013) 37

7 – Mats Hummels (Bayern Munich, 2016) 35

8 – Abdou Diallo (PSG, 2019) 32

9 – Ilkay Gundogan (Manchester City, 2016) 27

10 – Paco Alcacer (Villarreal, 2019) 23

Lajme të tjera

Lajmet e fundit