Sancho shkruan historinë dhe i dhuron derbin Dortmund-it, Lewa ngjit Bayern në vendin e dytë

8 Dhjetor 2018
17:30
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund ka fituar derbin e Ruhrit në transfertë me rezultatin 2-1 falë një goli të realizuar nga zbulimi i këtij sezoni, anglezi Jadon Sancho, në minutën e 74-t pas një aksioni perfekt të verdhezinjve.

Ai është bërë lojtari më i ri (18 vjeç, 8 muaj e 13 ditë) në historinë e verdhezinjve me gjashtë gola të shënuar në kampionatin gjerman.

Delaney ka zhbllokuar ndeshjen në favor të miqve në minutën e shtatë. Ky ka qenë edhe goli më i shpejtë i realizuar në këtë derbi që nga 1999-a, kur Alfred Nijhuis realizoi vetëm pas 3 minutash lojë.

Schalke është kundërpërgjigjur në minutën e 61-të, me Caliguri që ka realizuar golin e barazimit të përkohshëm me penallti. Kjo humbje i lë vendasit në vendin e 13-të në renditje me 14 pikë, ndërsa Dortmund, që është e vetmja skuadër e Bundesliga-s pa humbje, kryeson klasifikimin me 36 pikë.

Në vendin e dytë është Bayern Munich, që ka fituar dy pozicione falë fitores 3-0 të marrë në shtëpi kundër skuadrës së Nurnberg. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Robert Lewandowski, i cili ka realizuar dy gola (9', 27'). Ky ka qenë dygolëshi i 42-të i polakut në Bundesliga, vetëm Gerd Muller ka realizuar më shumë (55). Goli i tretë i vendasve është realizuar nga Ribery në minutën e 56-të.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit