Sancho te Juventus, momentalisht e pamundur prej kushtit! Bardhezinjtë kanë një ide tjetër dhe synojnë lojtarin e Lazios

4 Dhjetor 2023
16:51
Telesport
back button

Ide e çmendur Felipe Anderson për Juventusit. Gazeta Il Messaggero foli për këtë mëngjesin e sotëm, sipas së cilës Giuntoli do të kishte synuar playmakerin brazilian të Lazios në kuadër të afatit kalimtar të verës.

Kontrata e ish-lojtarit të West Ham skadon në qershor dhe negociatat për rinovimin me Biancocelestët nuk janë zgjidhur ende.

Përveç një mesfushori për muajin janar, duke pasur parasysh mungesat e Pogba-s dhe Fagiolit, Juve nga ana e saj është në kërkim të një anësori sulmues për korrikun dhe pas emrit të zakonshëm në listë (Domenico Berardi i Sassuolos) qëndron edhe lojtari i Lazios.

Pa harruar rikthimin Matias Soulé, i cili do të kthehet nga huazimi te Frosinone. Gjithashtu, per Sancho, sipas Fabrizio Romanos duhet qe te hapet per nje huazim Manchester United duke ditur rrogen teper te larte te anglezit qe fiton rreth 250-300 mije sterline ne jave bashke me bonuse…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit