Sané përulet para Guardiolës: Pa atë trajner nuk do të isha bërë ky që jam sot

22 Janar 2021
11:33
Alfred Lleshi
back button

Ende nuk e ka gjetur identitetin e tij te Bayern Mynih. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse Leroy Sané e mban mend me pak nostalgji kohën e tij te Manchester City. Duke folur për “Der Spiegel”, anësori gjerman komentoi kohën e tij në Premier League me fanellën e “Citizens”, ku shënoi 39 gola në 135 ndeshje, duke u bërë një nga lojtarët më të fortë dhe më të njohur në skuadër, në dispozicion të Guardiolës:

“Pep dhe unë kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Unë, gjithashtu takova familjen e tij, sepse jetonim në të njëjtën ndërtesë. Mendoj se kam parë më shumë nga familja e tij sesa ai. Megjithatë, nuk na kontrollonte nëse ishim në shtëpi. Gjithmonë mendoja se ishte fantastike të jetoja afër trajnerit dhe me shokë të ndryshëm të skuadrës (David Silva dhe Ilkay Gundogan).

Pep më çoi në një nivel krejt të ri, veçanërisht duke punuar në gjërat e vogla: me cilën këmbë të kapja topin, në çfarë situate dhe si ta përdorja atë. Ai më shpjegoi se cila është mënyra më e mirë për të hapur lojën dhe shumë gjëra të tjera. Edhe trajnerë të tjerë ta mësojnë këtë, por ai me të vërtetë e bëri çdo ditë, derisa në një moment kisha një mini Guardiola në kokën time, duke pëshpëritur vazhdimisht se çfarë të bëja dhe si.

Gjëja e veçantë për Guardiolën është se ai nuk ndalet, kur sheh që jeni përmirësuar. Ai do të gjejë diçka të re për të punuar, pa u lodhur me ju. Nëse nuk do të isha transferuar në Manchester, ndoshta nuk do ta kisha arritur këtë nivel”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit