Santos në kaos, trajneri Sampaoli kryen një gjest të rrallë

21 Mars 2019
15:47
back button

Trajneri i Santosit në Brazil, Jorge Sampaoli, ka konfirmuar se e ka kthyer pas pagën e tij, për shkak se klubi nuk ka mundësi financiare të paguajë futbollistët, shkruan "Gazeta Esportiva".

Të mërkurën në mbrëmje Santosi u mund 4-0 nga Botafogo-SP në një ndeshje të kampionatit Paulist, me Santos që luante me rezerva, sepse ishte i kualifikuar për në turin pasardhës.

Pas ndeshjes ish-trajneri i Argjentinës deklaroi: "Nuk më intereson situata financiare e klubit. Pagat duhen paguar në datat e parashikuara, kur firmosim të gjithë e bëjmë në bazë të disa kushteve. Klubi duhet të gjejë zgjidhje, nuk është normale për një klub kaq të madh".

Santosi nuk ka paguar ende pagat e shkurtit, që duheshin shlyer në javën e parë të marsit, ndaj Sampaoli ka hequr dorë nga paga e tij: "Stafi teknik është paguar, por nuk mund të pranoj pagën time kur skuadra nuk paguhet. Çdo njeri do vepronte si unë".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit