Sarri: Atalanta është si të shkosh te denisti, e ka thënë mirë Guardiola!

10 Korrik 2020
16:55
Telesport
back button

“Jemi në një fazë të rëndësishme të sezonit dhe Atalanta duhet të konsiderohet një realitet tani, po bën shumë mirë dhe ka numër shumë të lartë golash e fitoresh, veçanërisht larg shtëpisë”.

Maurizio Sarri e prezanton kështu momentin e sezonit dhe përballjen delikate ndaj Atalanta, një rival që këto vitet e fundit ka pasur një rritje të frikshme dhe tani në Itali e kanë frikë të gjithë.

Juventusi duhet të përgjigjet dhe reagojë pas asaj humbje të thellë në “San Siro” 4-2 ndaj Milanit. Tekniku i “Zonjës” për të përshkruar bluzinjtë e Gasperinit ka përmendur fjalinë e Guardiolas.

“Një kundërshtar shumë i vështirë, por ka qenë për ca kohë tashmë. Përkufizimi më i mirë për Atalantan është ai që ka dhënë Guardiola: është si të shkosh tek dentisti, gjithmonë vuan”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit