Sarri: Besoj se frika mund të na ndihmojë

2 Gusht 2020
9:49
Denis Hakanaj
back button

Juventus e ka mbyllur kampionatin me një humbje kundër Roma-s, por ka mundur të festojë gjithsesi titullin e nëntë radhazi në Serinë A.

Trajneri Maurizio Sarri ka kërkuar të shpjegojë momentin që po kalon skuadra e tij në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

“Jam befasuar nga forma e mirë e Lyon-it. Nuk dukej si një skuadër që  nuk luante prej shumë kohësh”, ka thënë trajneri i bardhezinjve.

“Besoj se në aspektin fizik kemi rezistuar mirë. Mendoj se në këto ditë e kemi menaxhuar mirë veten. Energjitë mendore janë më të vështira për t’u rikuperuar”.

“Nga e hëna duhet të rivëmë përsëri të gjithë spinën. Pak frikë mund të na bëjë mirë. Pas fitores me Lazio-n, në mënyrë të pavetëdijshme, kemi menduar se e kishim siguruar titullin”.

“E dimë se do të jetë e vështirë ta nisim nga humbja 1-0 e pësuar në ndeshjen e parë kundër Lyon-it, por besoj se pak frikë do të na bëjë mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit