Merkato

Sarri dërgon skautët në Itali për të parë “Pirlo-n e ri” në Serie B

Trajneri i Chelsea-t Maurizio Sarri raportohet të jetë interesuar për Sandro Tonali-n e Brescia-s.

Media në Italia pretendon se Sarri ka dërguar skautët për të parë nga afër 18-vjeçarin në fitoren 4-1 ndaj Padova-s, ku Tonali bëri dy asiste.

Pas një Europiani të suksesshëm të U-19 verën e kaluar he një starti të mirë të sezonit, Tonali raportohet të ketë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane si Juventus, Roma dhe Arsenal.

Tonali ka lindur në vitin 2000 dhe ka dalë nga akademia e Brescia-s, si Andrea Pirlo.

Sarri njihet si një trajner që i preferon shumë “regjisorët” në mesin e fushës dhe blerja e parë e tij te Chelsea ka qenë pikërisht Jorginho.

Më shumë nga Merkato