Sarri do të shkarkohet edhe nëse fiton Europa League, ja kush e zëvendëson

15 Maj 2019
18:02
back button

Frank Lampard pritet të jetë trajneri i ri i Chelsea-t, sipas raporteve në Itali. 

The Blues pritet të shkarkojnë Maurizio Sarri-n këtë verë, edhe nëse ai udhëheq skuadrën drejt trofeut të Europa League. 

Sipas Sport Mediaset, Lampard do të rikthehet tek ish-klubi i tij si trajner pasi kaloi një periudhë mbresëlënëse te Derby në Championship. 

Sarri ka kualifikuar Chelsea-n në Champions League për sezonin e ardhshëm duke i dërguar edhe në finalet e Carabao Cup dhe Europa League. 

Megjithatë, pronari Roman Abramovich pritet ta shkarkojë për shkak të marrëdhënies së keqe me tifozët. 

Lampard do të pritej krahëhapur nga Stamford Bridge pasi ka kaluar 13 vite aty si lojtar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit