Sarri i imponoi dietën ekstreme dhe regjimin stërvitor, De Ligt e quan “histori e egër”

8 Tetor 2019
22:56
back button

Mbrojtësi holandez i Juventus, Matthijs de Ligt ka shuar një herë e përgjithmonë spekullimet që aludonin se trajneri Maurizio Sarri e kishte detyruar t’i nënshtrohej një djete specifike dhe një programi stërvitor individual, për të humbur peshë dhe kapur formën.

Futbollisti 20-vjeçar u transferua nga Ajax këtë merkato vere për shumën e €75milionë, pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Holandë dhe Champions League, por ka dështuar të justifikojë pritshmëritë në këtë fillim aventure te “Zonja e Vjetër”.

Është pikërisht performance e dobët e holandezit që ndezi spekullimet se është detyruar nga Sarri që të mbajë djetë me nivele minimale të karbohidrateve, si dhe zhvillimi i një regjimi individual stërvitor.

Në një intervistë për “NU.nl”, ishte vetë De Ligt që përgënjeshtroi lajmin: “Kjo është vërtetë një histori e egër, por nuk më çudit më. Shpesh herë mendoj se zhvilloj lojë të mirë, por mesa duket a diçka që nuk shkon në fund të fundit. Gjithsesi këto janë vetëm opinione. Është e rëndësishme të kuptoj atë që bëj mirë, si dhe atë që bëj gabim. Këtë gjë e di mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit