Sarri: Ishim të avashtë, ja çfarë na dha fitoren në fund

22 Tetor 2019
23:43
back button

Maurizio Sarri ka folur për gazetarët pas fitores së Juves.

“Kishim disa probleme në mbrojtje. Fatkeqësisht e pësuam nga një kundërsulm dhe ata u ngjeshën akoma më tepër në mbrojtje mendoj se kemi luajtur mirë dhe nuk e humbëm qetësinë. Ruajtëm qetësinë dhe nuk na kapi ankthi. Kemi goditur 28 herë portën.

Kishim ndjesinë se në fund të takimit Lokomotiva do të ishte e lodhur, kështu që futa Higuain, Rabiot dhe Bentacur. Fatkeqësisht, sistemi ynë na bën të sulmojmë më tepër nga qendra. Nuk mendoj se kishim mentalitetin e gabuar.

Ishim thjesht pak të avashtë dhe jo aq mirë fizikisht. Luajmë çdo tre ditë kështu që këto gjëra mund të ndodhin.

Lajmi i mirë është se ishim të mprehtë mendërisht dhe kjo na solli përmbysjen në fund të ndeshjes.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit