Sarri ka frikë për Hazard: Do të mundohem të flas me të

11 Maj 2019
17:49
back button

Maurizio Sarri ka pranuar se Eden Hazard nuk e ka mendjen 100% te Chelsea teksa ylli i tij mund të mungojë për ndeshjen e fundit të Premier League ndaj Leicester. 

Megjithëse The Blues janë kualifikuar në Europa League dhe kanë siguruar një vend mes katër më të mirëve, italian rrëfen se mbase nuk do të mjaftojë për të mbajtur belgun në skuadër. 

Sarri pritet ta lë pushim sulmuesin e tij në mënyrë që ta ketë gati për finalen e Europa League, teksa Hazard aportohet të jetë shumë pranë transferimit me vlerë 100 mln euro te Real Madrid. 

“Nuk e di nëse zërat e merkatos kanë ndikuar te paraqitja e tij. Nëse Hazard mendon se historia e tij këtu ka mbaruar, atë për të ky sezon është mbyllur dhe kjo nuk është diçka e mirë për ne. 

Do të mundohem të flas me të, por nuk është e lehtë, megjithatë dua një Hazard që të jetë i motivuar në maksimum. 

Për merkaton duhet t pyesni klubin sepse nuk jam në kontroll të transferimeve apo rinovimeve.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit