“Sarri ka probleme të mëdha me Ronaldon, De Ligt skandaloz”, – Cassano nuk mban gojën!

2 Dhjetor 2019
11:51
Eraldo Harlicaj

Ish-sulmuesi Antonio Cassano ka komentuar situatën e Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Maurizio Sarri në emisionin Tiki-Taka. Ai mendon se problemi me yllin portugez është trajneri Maurizio Sarri. “Ronaldo duhet të luajë dhe njëri ndërmjet Higuain dhe Dybala. Nuk duhet të vihet në diskutim prezenca e Ronaldos në fushë dhe nëse nuk luan mirë. Edhe nëse luan 10 ndeshje radhazi të dobëta, pasi është i rëndësishëm në fushë. Ai fut frikë te kundërshtarët. 

“Unë mendoj se ka një problem të madh me Sarrin, si nga taktike si nga ana psikologjike. Cristiano ka nevojë që të tjerët të luajnë për të që të shënojë gola. E gjitha nisi me zëvendësimin ndaj Atalantas dhe ai u nervozua. Problemi është mes tyre”. 

Italiani ka mbrojtur dhe portierin Buffon pas gabimit që bëri në ndeshjen ndaj Sassuolos. “Nuk mund të vihet në diskutim pas një gabimi. Ai duhet të luajë, pasi është më i fortë se Szczesny. Te Arsenali ka qenë më shumë si portier rezervë i Almunias dhe Fabianskit, në Romë bëri një vit të mirë dhe ka vetëm një vit si titullar te Juvja. Nuk po flasim për një fenomen, megjithatë përpara gabimit të Gigit ne duhet të themi se de Ligt bëri një tjetër gabim skandaloz”, – tha Cassano. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit