Sarri, kokë më kokë me Guardiolën; çfarë po ndodh?

12 Nëntor 2019
9:24
Alfred Lleshi
back button

Si çdo vit, UEFA mirëpret teknikët kryesorë të Europës në Nyon të Zvicrës, në forumin e trajnerëve elite. Një organizim i vlefshëm dhe i dobishëm për qeverinë kontinentale të futbollit, për të dëgjuar mendimet autoritare të tyre. Ky lloj samiti ka lindur për herë të parë në vitin 1999 si mbështetje në vendimmarrjen e UEFA-s. Gjithashtu, këtë vit në Zvicër janë thirrur eksponentët kryesorë të futbollit europian. Përfaqësues nga Italia janë Carlo Ancelotti, Maurizio Sarri dhe Massimiliano Allegri. Po ashtu, i pranishëm është edhe trajneri i Romës, Paulo Fonseca.

Kjo është lista e plotë e pjesëmarrësve:
Massimiliano Allegri
Carlo Ancelotti
Maurizio Sarri
Paulo Fonseca
Unai Emery
Rudi Garcia
Pep Guardiola
Jurgen Klopp
Mircea Lucescu
Ole Gunnar Solskjaer
Erik Ten Hag
Thomas Tuchel
Zinedine Zidane

Lajme të tjera

Lajmet e fundit