Sarri pranon vuajtjet: Luajtëm ndaj Atalantës, janë ndër më të mirët e Europës!

12 Korrik 2020
10:38
Eraldo Harlicaj

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është shumë i kritikuar për mënyrën se si po luan skuadra e tij, por pavarësisht kësaj është i kënaqur që skuadra mban vendin e parë. Ai foli për DAZN pas barazimit 2-2 kundër Atalantas në shtëpi.

‘’Ne po luanim kundër një prej ekipeve më të mirë në Europë për momentin. Ata ishin të organizuar mirë, agresivë, kurse ne bëmë shumë gabime kur pasonim topin. Mënyra se si i kemi pësuar golat ishte vetëm nga humbja e topit. Të luash kundër Atalantës është shumë e vështirë. Në pjesën e parë vuajtëm disi, por fatmirësisht rikuperuam në pjesën e dytë dhe dolëm me një pikë.

‘’Ata vinin nga nëntë fitore radhazi dhe të luash kundër tyre është e vështirë për këdo, jo vetëm për ne. Ishte një ndeshje e vështirë dhe për sulmuesit tanë. Dybala duhej të kthehej mbrapa për të rikuperuar topin. Në fakt prandaj zgjodha Higuanin, pasi ai krijon më shumë hapësira në zonën kundërshtare. Pjanic në stol? Nuk ishte në formën e tij më të mirë, prandaj nuk doja të rrezikoja ndonjë dëmtim muskular, duke marrë parasysh se po luajmë çdo tre ditë,’’ – përfundon Sarri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit